Pas 29 ditësh që rezultonte i zhdukur, është gjetur trupi i jetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.

Në një deklaratë për gazetarin e Neës24 Enver Doçi, vëllai i të riut, Endri Karaj falenderoi të gjithë trupat e përfshirë në gjendjet e trupit të pajetë të 30-vjeçarit.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e vëllait tim. Falenderoj Forcat e Kosovës dhe ata të Shqipërisë që na ndihmuan”, tha ai.

Më parë, kur vëllai ishte ende i zhdukur, Endri bënte apel për gjetjen e tij.

“Kërkoj të më gjejnë vëllanë e të ma sjellin në shtëpi, ngjarjen e zbardh policia, dua nga shteti të më gjejë vëllanë të ma sjellë në shtëpi. Ta varros ta di ku e kam. Kemi kërkuar por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Është 9 ditë sot që nuk kemi asnjë shenjë prej tij. Nuk dihet fati i tij. I bëj thirrje kryeministrit që të kemi më shumë forca për ta kërkuar”, shprehej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb