Këngëtari i njohur shqiptar Frederik Ndoci ka ndarë me ndjekësit e tij dhe publikun se ka marrë vendimin të kthehet përfundimisht në Shqipëri për të jetuar.

Ai shkruan se si dhe shumë prej shqiptarëve iu dha tash e 10 vjet botës për mundësitë që i ofroi e sot pas kaq vitesh me mundësi te rralla që iu dhanë anekënd botës, vlerësime të arta, respektin dhe bashkëpunimin e “peshave të rënda” të skenës dhe artit botëror, ka vendosur të kthehet në vatër.

“E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!!”, shkruan artisti.

POSTIMI I PLOTË
Të dashur miq, ju që më ndiqni nga afër dhe nga larg, ju që më mbështesni e më inspironi ne çdo moment të aktivitetit tim! Dua të ndaj me ju nje te vertete te madhe qe me shumë dhimbje e vërtetova duke vendosur nje “bast” të madh me jetën time. Shqiptaria ka pasur e ka prodhuar vazhdimisht jo vetem artiste, njerez të pasjonuar dhe talente të kalibrit nderkombetar, por edhe mendimtare e koka, shkencetare e sportiste te shquar.

Kombit tone sot nuk i mungojne vlerat, as mendjet…Kombit tone i mungon me shume se kurre “zemra”! Kur nenes I mer bijte i ke thare shpirtin, e njesoj ky KOMB Po thahet nga eksodi i bijve me te vyer. Bota Po na mer sot, si dhe dje, si dhe nder shekuj, po zgjedh e mer per vete me te miret nder ne…duke na thare shpirtin si komb!

Te dashur bashkatdhetar, une si dhe shume prej jush iu dhash tash e 10 vjet botes per mundesit qe me ofroi. Kendova, krijova e jetova me te tjera gjuhe e vise, ne te tjera skena, ne te tjere qiej!!!

E sot pas kaq vitesh me mundesi te rralla qe mu dhane anekend botes, vleresime te arta, respektin dhe bashkepunimin e “peshave te renda” te skenes dhe artit boteror, vendosa per vete, per ju, per ne, te kthehem ne votren teme, ne token me te embel, ne vendin ku e shtrenjta nan me lindi, ku zemra rrahu fort ne kengen e pare dhe ate të fundit, ku lash shpirtin dhe endrren me te bukur qe me dhate te gjithe ju bashke.

E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!!

Ju falenderoj qe me ndiqni, dhe ju ftoj ne projektet, dhe aktivitetin tim artistik ne vijim! Zoti ju bekoftë kudo qe jeni!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb