Trajneri Carlo Ancelotti ka pak dilema për të ardhmen. Ai dëshiron të qëndrojë edhe për disa vjet në krye të stolit të Brazilit.

“Mendoj se do të rinovoj për katër vjet me Brazilin. Është një punë e re, më pëlqen shumë”, tha tekniku italian, në një intervistë të dhënë së fundmi.

Federata, e cila e bëri zyrtare mbërritjen e Carlo Ancelottit në maj 2025, duket se dëshiron ta mbajë Don Carlon për një kohë shumë më të gjatë. Synimi mbetet krijimi i një grupi, që mund të jetë konkurrues për kompeticionet e mëdha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb