Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk është lejuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Ballukut.
Shehaj u shpreh se synojnë që të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK.

Gjithashtu hodhi akuza se Balla ka urdhëruar që në mbledhje të jenë vetëm anëtarët.

“Kanë vendosur dhe duan të bëjnë gjithçka për të mbuluar atë që po ndodh. Duan të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK-ut. Unë kam të drejtë të jem pjesë e Këshillit të Mandateve. Jemi parti politike dhe kemi nevojë të përfaqësohemi. Balla, në asnjë mënyrë, dhe anëtarët e tjerë që janë aty, u tha se nuk lejohen të tjerët. Ky është preteksti që e kanë kërkuar prokurorët. Kjo është hera e parë që e mbajnë mbledhjen me dyer të mbyllura. Kjo është e mbyllur!

Balluku thotë në përgjigje: është vendosur tenderi nga Rama. S’ka më kufi mes krimit dhe shtetit. Një qytetar shqiptar nuk e di më se kujt t’i drejtohet ditën kur ka nevojë për mbrojtje. Kujt t’i kërkojë të mbrohet, policit që e merr peng?

Unë kam bërë edhe kërkesë që të jem në Këshill. As këtë nuk e bënë. Është e qartë që duan ta mbyllin çështjen. Nuk dihet se cilat janë argumentet që ka SPAK. Po kërkohet arresti i Ballukut. Ajo duhet të dalë para drejtësisë.”, tha Shehaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: