Florent Hadërgjonaj dhe Enis Bardhi, rrëmbyen skenën pasditen e sotme, në duelin mes Alaniaspor dhe Koniaspor, që përfundoi me rezultatin 2 me 1.
Raun gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që në minutën e 80-të, Hadërgjonaj, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngritur shifrat në 2 me 0.
Koniaspori provoi të rihapte sfidën në minutën e 83-të, falë supergolit të Enis Bardhit nga goditja e dënimit, por vetëm kaq, pasi Alaniaspor arriti të arkivonte 3 pikët e arta falë rezultatin 2 me 1.
Për Hadërgjonajn ky ishte goli i tretë në 18 ndeshjet e kampionatit, ndërsa për Bardhin goli i katërt në 21 javë.
