Sfilata e organizuar në Piazza di Spagna të Romës dhe nën “hundën” e rivalëve të përjetshëm francez të “Dior”, duket se do t’i kushtojë shtrenjtë firmës së famshme të veshjeve “Valentino”.
Kompania franceze pretendon se sfilata e Valentinos i ka penguar klientët potencialë të futeshin në dyqanin e tyre, që ndodhet po në të njëjtin shesh në Romë dhe për këtë kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.
Pasarela e Valentinos në fakt ishte luksoze, me yje të Hollivudit dhe pikërisht aty, përballë dyqanit të Dior.
Dior Italia i dërgoi një letër Valentino-s duke kërkuar kompensim për dëmin e shkaktuar në dyqanin në cep të via Condotti dhe piazza di Spagna. Në bazë të kërkesës substanciale njëqind mijë euro brenda 15 ditëve dhe nëse nuk mbyllet pagesa në afat gjigandi francez mund të padisë Valentinon, duke çuar në një duel ligjor mes dy markave të mëdha të modës.
View this post on Instagram
Duket se version i rozës tronditëse që u zhvillua nga drejtori kreativ i Valentino, Pierpaolo Piçioli me Pantone dhe Anne Hathaëay që pozuan për fotografët, bëri që askush të mos hynte në dyqanin e Dior.
Marka franceze akuzon atë italiane se pengoi kalimin e klientëve të mundshëm me barrierat e vendosura, ndërsa Valentino nënvizon se ka marrë lejet e nevojshme për të shfrytëzuar vendndodhjen me vlerë të lartë kulturore, që do të kishte garantuar qarkullimin e rregullt të këmbësorëve.
View this post on Instagram
Dëmi do të ishte edhe më i madh duke qenë se shfaqja u mbajt të premten, ditë kur të ardhurat janë të konsiderueshme.
E teksa sfilatat e markave të famshme botërore po shkaktojnë përplasje midis tyre, adoptimi i hapësirave ikonike të Romës për sfilata nuk duket se do të ndalet, pasi komisioneri Onorato njoftoi se në shkurt 2023 do të ketë sfilatën e një tjetër firme prestigjoze.
