Dy miliarderët e teknologjisë, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg kanë rënë dakord të luftojnë njëri-tjetrin në një ndeshje në kafaz.

Në një postim ditën e sotme, Musk deklaroi se dueli i tij kundër Zuckerberg do të transmetohet live në rrjetin social “X” (i njohur më parë si Twitter).

“Beteja Zuck vs Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në X. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për veteranët”, shkruan Musk, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ende nuk është caktuar një datë se kur dy miliarderët e teknologjisë do të ndeshen me njëri tjetrin, ndërsa pritet nëse është thjesht një përplasje e tyre në rrjete sociale apo do të kemi vërtet një ndeshje të tillë, të quajtur nga miliarderi Musk; “ndeshje kafaz”.

Musk

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb