Partizani dhe Egnatia janë ndeshur plot gjashtë herë deri më tani, katër në kampionat dhe dy në Kupë, teksa, tani do të përballen edhe në “Final 4”, dhe do të jetë hera e shtatë dhe me siguri përbën një precedent të rrallë.
Kjo mes Partizanit dhe Egnatias përbën një betejë mes dy rivalëve më të mëdhenj të dy viteve të fundit. Në gjashtë beteja të tyre në këtë sezon, bilanci është në favor të “Demave” sa u përket rezultateve, por Egnatia ishte ajo që fitoi gjysmëfinalet e Kupës, duke përmbysur humbjen minimale të ndeshjes së parë.
Të kuqtë kanë arritur të fitojnë tri ndeshje, një në Kupë dhe dy në kampionat, kundrejt dy fitoreve të Egnatias në dy kompeticionet dhe një barazimi. Fakti është se kjo dyshe u përball vjet në finalen e titullit, që pa fitues pikërisht rrogozhinasit.
Skuadra e Tetovës, në ndeshjet vendimtare ka ditur si të fitojë përballë “Demave” dhe mund të konsiderohet si rivalja më e sikletshme në të tilla beteja.
