Deputeti i PD, Saimir Korreshi u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku duhej të ishte dorëhequr që në momentin e marrjes nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Në një lidhje direkte për programin e drekës në News24 me Ola Brukon, Korreshi tha se Balluku është e detyruar të paraqitet në SPAK, pasi në të kundërt, sipas tij – ajo do të shoqërohet me forcë.

Korreshi shpjegoi edhe procedurën që pritet të ndjekë Prokuoria e Posaçme për rastin e Ballukut.

Saimir Korreshi:

Paraqitja në SPAK nuk është me dashje qejfi, është e detyruar të jetë atje. Më pas Prokuroria i drejtohet Kuvendit dhe shoqërohet me forcë pastaj. I dërgohet shkresë me thirrje përmes Kuvendit të Shqipërisë që të paraqitet, më pas ka procedura të tjera.

Unë e quaj institucion dorëheqjen, por në Shqipëri zor se ndodh se turpi këtu hahet me bukë. Unë mendoj që një njeri që thërritet në këto kushte, minimalisht duhet të japë dorëheqje.

Thirrja me avokat tregon se është person nën hetim dhe jo vetëm si person që ka dijeni për rrethana të caktuara të një vepre penale.

Pa kaluar te Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, SPAK mund të vendosë dy masa, siç ndodhi në rastin e Berishës, të vendosë detyrim paraqitje apo dhe të bllokojë pasaportën.

Kjo mazhorancë nuk ka nevojë më për goditje se është goditur nga të gjitha anët, është një thes i shpuar që mezi rri në këmbë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb