Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë thirrje për vendosjen e masave anti-Covid pas valës së infektimeve në Kinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa profesionale dhe veç politike, pasi dhe SHBA e Italia vendosën kontrolle për qytetarët që vijnë nga Kina.

 

“Qeveria te mblidhet Urgjent për Covidin!

Situata e Covid ne Kine kritike!!

SHBA dhe Italia vendosen kontrollet për qytetaret, qe vijnë nga Kina.

BE mblidhet nesër.

Qeveria shqiptare duhet te vendose me Urgjencë.

‼️Duhen MASA PROFESIONALE dhe jo MASA POLITIKE”, ka shkruar Vasili.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: