Kryeministri, Edi Rama, në deklaratën e tij në forumin e NATO-s në Tiranë, theksoi se institucionet shqiptare kanë qenë nën shënjestrën e vazhdueshme, sipas tij, të një aktori të madh gjeopolitik.
Ai tha se ideja e bashkëpunimit për mbrojtjen kibernetike e të gjitha vendeve të aleancës, është shumë e mirë.
Rama: Sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjnë është real. Pasi kaluam këtë sulm kibernetik që mbijetuan nga një vend që na ve në shënjestër sistematikisht. Jemi në shënjestër të një aktori të madh, jo të vogël. Ju lutem investoni, ju lutem bashkëpunoi t’ju ofrojmë dijen tonë. Pastaj njëri prej tyre ju desh të përballej me këtë dhe ai ishte vërtet shumë keq. Tani mund të themi se kur vjen fjala për sistemin bankar është i lartë. Por thënë kjo ka shumë më tepër për të bërë. Të gjitha vendet duhet të përballen me këtë vështirësi edhe të bëjnë që sektori privat të angazhohet me shpejtësi që lejon koha që jetojmë. Ndryshe nga forca të tjera në hapësirën tonë, ne jemi të mëdhenj por jemi të vegjël. Jemi të mëdhenj sepse forca jonë është e jashtëzakonshme, por jemi të vegjël sepse jemi të fragmentarizuara. Kur bëhet fjalë për mbrojtje kibernetike nuk është e mirë. Të qëndrosh më vete. Përkundrazi është një ide shumë e mirë që të bëhesh pjesë e një vendi e nismës së NATO-s. Dhe për të formësuar një mbrojtje shumë të fortë për mbrojtje e të dhënave tona.
