Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në News24 ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të arsimit në Shqipëri.

Ajo theksoi se shpopullimi dhe pagat e ulëta të mësuesve janë ndër problemet më të mëdha.

Sipas saj, mungesa e investimeve dhe cilësia e dobët e arsimit po dëmtojnë të ardhmen e vendit. Xhixho kërkoi një pakt kombëtar për arsimin, duke e cilësuar atë si emergjencë kombëtare.

Zv presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho: Drama më e madhe në arsim është shpopullimi. Cilësia e arsimit është shumë e ulët. Në sistemin arsimor duhet të ketë kurrikula, që të jenë të mira për vogëlushët. Mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në Europë. Edhe vendet e rajonit kanë paga më të larta se Shqipëria. Siguria në shkolla mbetet një problem i madh. 60 përqind e shkollave nuk kanë oficerë të policisë. Në Tiranë, në shkolla publike mungon uji. Librat falas është një mashtrim, pasi janë libra të përdorur.

Duhet një pakt kombëtar për arsimin. 5 përqind e PPB duhet të shkojë për arsimin, duhet një reformë e tërë në kurrikula. Kjo qeveri e sheh arsimin si shpenzim dhe jo si investim. Nuk ka më mësues për shkenca ekzakte, rrezikon të ngelesh pa mësues të këtyre lëndëve. Duhet të ketë pakt kombëtar, që kushdo që vjen në pushtet, arsimi duhet mos të preket, këtë e kanë bërë vendet e zhvilluara. Nuk ka pasur investime sa duhet në arsim në tërësi dhe në arsimin profesional veçanërisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: