Kryeministri Edi Rama i kërkoi Brukselit disa ditë më parë që të shihte mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë, por pa të drejtë vote.
Sot, teksa prezantoi progres raportin vjetor, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë punën për të përmbushur kërkesat e BE-së.
Ajo tha se një vend anëtar nuk mund të trajtohet me dy standarde apo kategori të ndryshme në procesin e vendimmarrjes, duke refuzuar kështu tezën e kryeministrit.
Pyetje: A po diskuton BE mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë pa të drejtë vote? E dyta sa realiste janë shanset e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027?
Marta Kos: Nuk ka debat sa i takon ndërprerjes së të drejtës së vetos. Për mua nuk duhet të bëjmë që një vend anëtar të ketë dy kategori.
Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pra procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është e mundur, por ka ende shumë punë për të bërë. Po flasim për mbylljen e negociatave. Pra kërkon deri në dy vjet procesi i ratifikimit që një vend të bëhet anëtar.
