Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas sulmit të paprecedentë nga Policia e Shtetit ndaj Neës24, duke e rrethuar me forca të shumta prej mëngjesit të kësaj të shtune 9 gushti.

Çupi shkruan në një postim në rrjetet sociale se dhuna ndaj News24 është dhunë ndaj medias së lirë.

“Heshtja sot për News24 është heshtje për çdo media që mund të ketë nesër në të njëjtin fat”, shkruan Çupi e cila bën thirrje për “reagim shoqëror”.

Reagimi
Nga dhuna në rrugë, te dhuna mbi fjalën.
Mbyllet News 24. Një zë më pak, një censurë më shumë.
Mbyllja e News 24 është një goditje e rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.
Një vend ku televizionet mbyllen në heshtje, ku zërat kritikë shuhet njëri pas tjetrit, qartazi instalohet regjimi diktatorial.
Ky është realiteti ku pushteti tenton të kontrollojë çdo media dhe ku pluralizmi mediatik pak nga pak rrezikon të shndërrohet në një kujtim. Heshtja sot për News 24 është heshtje për çdo media që mund të jetë nesër në të njëjtin fat. Prandaj duhet reagim shoqëror.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb