Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka shprehur mbështetjen për protestën e të rinjve, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për demokracinë në Shqipëri.
Në një prononcim për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Koçeku u shpreh kundër dhunës policore dhe kritikoi mungesën e mjeteve të identifikimit te civilët e përfshirë në veprime gjatë protestave. Ajo kundërshtoi gjithashtu pretendimet se protesta po dëmton imazhin e Shqipërisë, duke theksuar se partitë politike në vend kanë nevojë për një reformim të thellë.
“Unë asnjë kritikë nuk e marr personale. E mbështes këtë protestë. Është domosdoshmëri për demokracinë tonë. Po ndodh në atë frymë, pasi është paralajmëruar pas katër muajsh protestash paqësore. Akuzat se kjo protestë po dëmton imazhin e Shqipërisë, nuk jam dakord. Partitë politike në Shqipëri kanë nevojë për reformim të thellë. PS-ja ka nevojë për dialog të shëndetshëm dhe ka nevojë për zëra kritikë që e mbështesin këtë protestë. O sot, o kurrë!
E dënoj dhunën policore, është kundër të drejtave të njeriut. Aq më tepër kur bëhet fjalë për civilët, veprimet e tyre dhe mungesën e mjeteve të identifikimit. Mbështes këtë protestë të rinisë”, u shpreh Koçeku për News24.
