“Racionalë, pragmatistë dhe cinikë”. Kështu duhet të jenë futbollistët kuqezin në sfidën kundër Serbisë sipas mendimit të gazetarit Erion Todhe.

I ftuar në Sport News në News24, Todhe u shpreh gjithashtu se duhet të shfrytëzohen të gjithë potencialet e individëve që bëjnë diferencën, sidomos atyre që janë fizikisht të fortë, por edhe teknikisht.

Erion Todhe: “Futbollistët duhet tregohen racionalë, pragmatistë dhe cinikë dhe cinikë. Do të donim të gjithë që skuadra kombëtare të fitonte nesër, por duhet të jemi me këmbë në tokë deri në bilbilin e fundit, pasi është një ndeshje që kërkon impenjim të madh në fushë.

Nganjëherë, ajo ngarkesa emocionale para ndeshjes që patjetër duhet të fitojmë, nuk na ka ndikuar për mirë apo kur e kemi nënvlerësuar kundërshtarin. Kjo është një ndeshje që përqendrim maksimal, motivim maksimal, por mbi të gjitha qetësi dhe gjakftohtësi, pa harruar qartësinë në mendim dhe veprim.

Duhet shfrytëzuar të gjithë potencialet që kanë elementë e ndryshëm. Kjo ndeshje duhet zgjidhur shumë shpejt, pasi pastaj humbet qartësinë dhe qetësinë. Sepse edhe ata kanë presion, e tha vetë presidenti i Serbisë, që u kërkoi fitoren.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb