Pavarësisht faktit që përballen më sulme të vazhdueshme të Izraelit, mungesë të ushqimit dhe ujit, civilët në Gaza po përballen edhe me një tjetër rrezik.

UNRWA, agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë, thotë se kërcënimi i shpërthimit të sëmundjeve në Gaza po rritet, ndërsa po vjen vera dhe temperaturat kanë nisur të rriten.

“Frika jonë është sëmundjet dhe shpërthimi i tyre. Njerëzit çdo ditë përpiqen të gjejnë ushqim, ujë dhe tani përpiqen të gjejnë edhe hije,” tha Scott Anderson, drejtor i çështjeve të UNRWA, për programin Today të BBC Radio 4.

Ai shton se nevojitet punë për të “kontrolluar” mushkonjat, mizat dhe insektet e tjera që shtohen nga grumbullimi i mbetjeve, si dhe për të mbledhur mbeturinat dhe për të vazhduar përpjekjet për të përmirësuar sistemin e ujit dhe kanalizimeve në përgjithësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: