Suksesi 0-1 në “San Siro” i jep Romës një bonus të madh për ndeshjen e kthimit, por për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Europa League, kërkohet një tjetër sforco e madhe, për këtë është i bindur Daniele De Rossi:

“Luhet një ndeshje përcaktuese për fatin e sezonit, shumë e rëndësishme, pasi Europa League është një objektiv i skuadrës. Është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar edhe një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se për të kaluar për më tej duhet të fitojmë me çdo kusht, në të kundër do të jemi jashtë. Ne do të bëjmë lojën tonë, do të përpiqemi të mbrohemi mirë, por dhe t’i bëjmë keq Milanit. Nëse do t’i shënim një gol, për ta do të ishte një goditje e fortë.

Ndicka? Është mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Situata e Piolit mund të ndikojë? Unë nuk komentoj lajmet e gazetave pasi mendoj se nuk kanë të vërteta. Pioli është i dytë në Serie A, skuadra e tij luan mirë”, theksoi ndër të tjera De Rossi në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb