Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi analizoi humbjen 2-1 ndaj Finlandës.
“Ishim pak të zhgënjyer kur pësuam golin dhe kartonin e kuq, por mendoj që luajtëm shumë mirë dhe jam krenar për mënyrën si gjithë ekipi reagoi. Jemi akoma në lojë për vendin e parë dhe kemi ndeshje të rëndësishme përpara.
“Po, patjetër. Në fillim kemi San Marinon, pastaj në nëntor kemi dy ndeshje, me Bjellorusinë dhe Finlandën.
“Finlanda është i vetmi ekip që na ka mundur deri tani. Duhet të fitojmë patjetër në ndeshjen e kthimit në Tiranë”.
