Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK ndaj Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e saj.

Lubonja ngriti pikëpyetje mbi trajtimin e çështjes së Ballukut në krahasim me rastin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke sugjeruar se ndryshimi mund të lidhet me ndikimin politik të aferave të dyshuara.

“Ku është ndryshimi mes Ahmetajt dhe Ballukut? A u gjetën krime te Ahmetaj dhe te Balluku nuk po gjenden? Apo ndryshimi është se krimet e Ahmetajt nuk e preknin Ramën, ndërsa këto të Ballukut e prekin? Unë besoj se është kjo e dyta”, u shpreh ai.

Sipas analistit, kur çështje të tilla reduktohen në debate procedurale, thelbi i problemit humbet. Ai theksoi se imuniteti i Ballukut duhet të hiqet, duke shtuar se kjo nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e saj nga detyra.

“Janë shtuar prova të tjera për Ballukun dhe ndaj SPAK ka kërkuar arrestimin e saj. Unë gjykoj se është kështu”, tha Lubonja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb