Vitet e fundit mund të jenë bërë shumë hapa drejt barazisë gjinore, por ndër gjërat që nuk kanë ndryshuar është fakti që nënat që punojnë vazhdojnë të kritikohen edhe sot e kësaj dite.

Mes tyre janë edhe aktoret e njohura si Emily Blunt, nënë e dy vajzave, Hazel 8- vjeçare dhe Violet 5-vjeçare, me bashkëshortin e saj John Krasinski. Duke folur në një intervistë për ‘Porter Magazine’, ajo pranoi se edhe ajo ka ndjerë fajin e të qenit një mama që punonte dhe pohoi se është e vështirë të gjesh një ekuilibër.

“Unë e gjej veten duke u përpjekur të shpjegoj ose të kërkoj falje.”

Duke krahasuar mënyrën se si trajtohen ajo dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu aktor dhe regjisor, ajo beson se diskriminimi gjinor vazhdon të triumfojë: ” Është interesante që ne gratë ende mendojmë se duhet të kërkojmë falje që zgjodhëm të punojmë, gjë që nuk është kështu për meshkujt. Dhe ne e normalizojmë këtë… Unë e gjej veten duke u përpjekur të shpjegoj ose të kërkoj falje.’

Një provë me të cilën është përballur së fundmi, gjatë xhirimeve të mini-serialit “The English”, gjatë të cilit iu desh të kalonte një periudhë në Spanjë, larg familjes. Në një tjetër xhirim, në Atlanta, asaj iu kërkua shpesh t’i përgjigjej pyetjes “ku janë fëmijët e tu? ”

Ajo shtoi:”Vë bast se askush nuk do ja bëntë këtë pyetje Chris Evans, Andy Garcia apo Jay Duplass .”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: