Kanë nisur gjyqet e para ndaj mijëra ushtarakëve në lirim, të cilët detyrohen t’i kthejnë mbrapsht shtetit paratë e fituara nga vendimet e formës së prerë të marra kohë më parë. Nëpërmjet një vendimi unifikues, Gjykata e Lartë synon të rrëzojë vendimet që kanë shpallur fitues të proceseve gjyqësore ushtarakët e si pasojë këta të fundit duhet të dorëzojnë 2-37 milionë lekë të vjetra.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Thoma Konduri tregon se Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur të thërrasë nëpër seanca ushtarakët, e sipas tij, ky është një sulm që qeveria po bën ndaj kësaj kategorie. Më tej, Konduri shton se kërkojnë që të zbutet diferenca e pensionit që merr një i liruar para 2014-ës me ushtarakët e liruar pas 2015-ës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/20/duhet-te-kthejne-parate-mbrapsht-nisin-gjyqet-per-mijera-ushtarake/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: