Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka bërë me dije se sot janë mbledhur përfaqësues të kësaj dege, për të thënë sipas tij disa të vërteta në lidhje me ngjarjet e fundit ne PD.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhaferraj u shpreh se rithemelimi s’mund të ketë themele të forta në qoftë se bazohet në metoda të vjetra.

Sipas tij kreu i PD Sali Berisha mund të mobilizojë demokratët, por jo shqiptarët e dëshpëruar që zgjidhjen nuk e shohin tek e kaluara.

Ai shtoi se duhet të marrë fund fshehja e të vërtetave brenda Foltores, e cila baltos këdo që nxjerr në pah problemet e saj.

Postimi i plotë:
Pas diskutimeve te shumta ne baze, u mblodhem sot perfaqesues te Deges se Partise Demokratike ne Durres, sekretare dhe drejtues grupseksionesh, seksionesh dhe aktiviste me kontribute disa vjecare, shume me mbi nje dekade kontribut.

Jemi mbledhur kryesisht per te thene disa te verteta ne lidhje me ngjarjet e fundit ne PD te cilat na shqetesojne te gjithe. Nje PD e ndare nuk i sherben askujt, per kete mendoj ka dakordesi brenda kesaj salle dhe pertej saj. Por, edhe nje PD qartazi humbese gjithashtu nuk i sherben askujt. Edhe per kete jemi dakord te gjithe brenda kesaj salle dhe jashte saj.

Daljen me kandidate te perbashket e pame si domosdoshmeri per te qendruar dhe fituar perballe kandidateve te regjimit te Rilindjes. E vertetuam ne zgjedhjet e 25 Prillit qe Rama eshte krenar te investoje per ta bere garen sa me asimetrike, sa me te pabarabarte, duke korruptuar gjithe sistemin. Nga patronazhistet tek punesimi parazgjedhor tek ndarja e fondeve te termetit, blerja e votes dhe perdorimi i te gjithe resurseve te shtetit ne funksion te Partise nuk kishte kufij. Partia Demokratike nuk ishte perballe asaj Socialiste, por perballe cdo bashkie, cdo ministrie, policise e me gjere. Vetem ne Durres, epiqendra e korrupsionit, u shperndane mbi 20 milione dollare gjate fushates.
Pas zgjedhjeve, ngjarjet brenda PD kaluan parashikimet e kujtdo. Keto muaj kane provuar me fakte se Berisha, per te cilin gjithsecili ka mendime komplekse per te mirat por edhe per te keqijat qe i ka sjelle PD-se, arrin te mobilizoje nje pjese te anetareve te Partise Demokratike. Por, nqs. Foltorja po deshton te mobilizoje dhe bashkoje gjithe demokratet, si do arrije te mobilizoje elektoratin gri? Nje figure si Berisha serish ne krye te PD mobilizon shume mire dhe shume fort nje pjese te PD, por kurrsesi Shqiptaret e deshperuar por te pavendosur, te cilet ZGJIDHJEN NUK E SHOHIN TEK E KALUARA.
Foltores i thone rithemelim, por rithemelimi s’mund te kete themele te forta neqoftese bazohet ne metoda te vjetra. Metodat e vjetra i kemi pare prezente ne cdo pseudo-gare te bere brenda PD se rithemeluar. Metodat e vjetra i kemi ndjere te gjithe kur propaganda e Foltores baltos cdokend qe demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishen, je bashkepunetor i Rames. Ky sistem binar, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor te fshehe te vertetat me retorike armiqesore dhe te prapambetur. Sot je kundra Berishes, atehere je me Ramen. Por, nese neser bie dakord me Berishen atehere papritur nuk je me me Ramen. Kjo politike e peshtire baltosje duhet te marri fund, ashtu sic duhet te marre fund fshehja e te vertetave brenda Foltores sa i perket defekteve te saj qe ne gjeneze. Ne te kundert, kuptojme qe vete Foltorja nuk eshte aty per te fituar zgjedhje ne te mire te cdo demokrati, por per te krijuar zhurme ne mbrojtje te interesave personale.
Dikush me pyeti kur po hyja ne salle nqs duhet te marrim pjese apo jo ne protesten e 12 Nentorit. Pergjigja ishte se ne nuk ndahemi me Berishen ne nevojen per te protestuar kunder regjimit te korruptuar te Rames, qe po perze cdo shqiptar. Ne ndahemi tek strategjia dhe tek lidershipi qe na duhet per te fituar kunder ketij regjimi Rilindas dhe ketu kam bindjen se ne perfaqesojme interesat e verteta te demokrateve.
Domosdoshmeria qe kandidatet demokrate te mundin kandidatet e regjimit ne zgjedhjet lokale na shtyju qe ne negociata te ishim te hapur dhe tolerante duke pranuar edhe primaret e shpallura nga Berisha. Por, pame qe ndersa ne na tregohej statuti i 11 Dhjetorit, me Meten hartohej marrveshje. Propozimi yne, qe ka vetem nje synim, te nxjerre kandidate te perbashket qe mobilizojne gjithe votat e demokrateve dhe pertej, eshte aty. Gara lokale nuk eshte beteje e brendshme e statuteve te PD, por eshte beteje per te mundur regjimin dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin tone per nje te mire te perbashket. Por, se pari, gjerat duhet thene sic jane, sepse faktet jane kokeforta dhe neqoftese nuk adresohen para zgjedhjeve, do te kthehen ne shuplaka te forta pas tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb