TIRANË

Gazetarja Desada Metaj, zv.kryetare e AMA-së i është përgjigjur sot deklaratave të Berishës.

Duke folur për Autoritetin e Mediave Audiovizive, ish-kryeministri tha sot jashtë parlamentit se është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha, pasi që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre.

Ai tha se duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA nëse nuk duam të tallemi me Europën.

Pak orë më pas Metaj ka reaguar duke deklaruar se nuk e ka pasur fatin e zëdhënëseve të doktorit që janë sistemuar në televizionet e Ramës dhe se shkruan si njeri i lirë.

“Dëgjova që më kishte përmend sot Berisha në parlament si produkt i marrëveshjes Rama-Basha.
Unë vërtet se kam pas fatin e zëdhënëseve të doktorit që ai i ka sistemuar në televizionet e Ramës dhe Veliajt me rroga të majme.
Thjesht vazhdoj të shkruaj si njeri i lirë e ca orë para se të fliste Berisha kam shkruar se ç’mendoj për të, për Ramën, Veliajn…madje dhe për Bashën!”, deklaroi Metaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb