Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në rreth rrotullimin e Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur miku i Danit, agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori ishte i maskuar dhe me kapele, por se gjithçka është kapur nga kamerat e sigurisë.

Pas breshërisë së plumbave drejt “Benz S Class” me ngjyrë të bardhë nga një tjetër automjet në lëvizje, autori në një moment ka zbritur nga “Toyota” dhe i është afruar makinës së shënjestrave duke qëlluar disa herë me pistoletë Gilmando Danin.

Ekzekutori është siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë dhe më pas është larguar.

Makina e autorëve, “Toyota” me targa greke ka humbur gjurmët në drejtim të Fushë Krujës, ndërsa në fshatin Halilaj i është vënë zjarri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb