Nuk është ende e qartë se kush do të drejtojë Shqipërinë në kualifikueset e “Euro2024”, në një kohë kur trajnerit aktual, Edy Reja-s, i përfundon kontrata në nëntor të këtij viti. Armand Duka, personi i vetëm përgjegjës për fatin e Reja-s nuk preferoi të flas në lidhje me këtë temë duke theksuar se diskutimi për trajnerin e ri do të bëhet në një moment të dytë, por e sigurt është se do të bisedojmë për të mirën e Shqipërisë, u shpreh Duka pas shortit.

Grup E
Grup E

Është e qartë se dëshira e Edy Reja-s është të vijojë aventurën e tij në krye të Shqipërisë, për më tepër tani që njohu edhe rivalët në kualifikueset e “Euro2024”, i vetëdijshëm se mund të tentojnë fazën e grupeve në Evropian. I pyetur për shortin Reja u shpreh i bindur se rivali i kuqezinjve në këtë kualifikuese do të jetë Çekia:

Reja
Reja

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë. Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja. Më i qartë në vendosjen e objektivit ishte presidenti i FSHF-ës i cili theksoi se kualifikimi për në “Euro2024” është një objektiv real.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: