Silvana Delija është sportiste në Bodybuilding. E martuar me trajnerin e saj italian, prej disa vitesh çifti ka zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe ushtruar profesionin e tyre.

Nëse i shihni në rrugë me siguri do ju tërheqi vëmendje pamja e tyre, me muskuj dhe të dy me flokë qethur qeros.
E ftuar në podcastin M’Kujto të Çenkuela Hasa në radio RASH në NEWS24 ajo tregoi paragjykimet me të cilat është përballur.

“Ndalojnë në rrugë dhe kthejnë kokën për të më parë. Në rrjete sociale kam patur shumë paragjykime, dukesh si burrë, je burrë etj. Duhet të kuptojnë që Silvana është një vajzë, sportiste që ka një objektiv. Kam zgjedhur t’i mbaj flokët qerose sepse dua të krijoi një personazh dhe ja kam dalë”, – tha ajo në podcast.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: