BRITANI E MADHE – Kate Middleton nuk është vetëm një dukeshë, por tani edhe një fotografe e njohur në nivel kombëtar. Ajo është vlerësuar me çmimin e “Royal Photographic Society”, që e ka shpallur edhe anëtare të nderit të përjetshme, për fotot që u ka bërë dy fëmijëve të saj, djalit 3-vjecar, George dhe vajzës 1-vjecare Charlotte.

Çmimi i është dhënë asaj për “talent dhe entuziazëm”, e cila në disa raste ka fotografuar fëmijët, duke qenë në nivelin tradicional të një fotografeje profesioniste shkruan Daily Mail.

“Dukesha e Kembrixhit, – shkruan shoqata në faqen e saj në “Facebook”, – ka pranuar ofertën tonë. E diplomuar në histori arti, dukesha ka një talent të lindur për fotografinë”.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb