Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i ftuar në emisionin Log. në News 24 ka akuzuar administratën e qeverisë shqiptare për përdorimin e fondeve të USAID për të minuar opozitën, veçanërisht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një intervistë në emisionin Log në News 24, Dule theksoi se zhvillimet politike në Shqipëri janë shqetësuese, duke përmendur ndikimin e administratës së mëparshme të Trump dhe përdorimin e fondeve të USAID për të financuar projekte që ai i konsideron të dëmshme për opozitën.
Vangjel Dule: Shqipëria është problematike në lidhje me demokracinë. Të gjitha që po shikojmë kanë nisur që me ardhjen e administratës së re të Donald Trump. JD Vance tha në Mynih se fondet e USAID ne na është thënë se shkojnë për të financuar projekte në mbështetje të vlerave të përbashkëta, por a është vlerë e përbashkët burgosja e kundërshtarëve politikë?
Do vijë dita që do pranohet se fondet e USAID janë përdorur kundër Sali Berishës dhe opozitës. Opozita në Shqipëri ka kaluar një dimër sorosian. Zhvillimet në vijim do jenë të natyrës së një orteku. Klimën e re negative për të po e ndjen Rama.
(Balkanweb)
