Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari John Duncan deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk funksiononte me një strukturë tradicionale ushtarake të komandës nga lart-poshtë.
Ai theksoi se marrëveshja për demilitarizimin e rreth 20 deri në 30 mijë pjesëtarëve të UÇK-së, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, nuk është provë për ekzistencën e një komandë të qendruar.
I pyetur nga gjyqtari Fergal Gaynor nëse një marrëveshje e tillë nuk sugjeron se Thaçi kishte kontroll mbi trupat, Duncan u përgjigj se marrëveshja ishte një proces diplomatik dhe i dakordësuar nga të gjitha palët, jo rezultat i një strukture komanduese ushtarake.
“Ka qenë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku palët ndanë të njëjtin objektiv. Nuk ishte çështje komandimi, por bashkërendimi politik dhe diplomatik për të përmbushur një qëllim të përbashkët,” tha Duncan.
Pas përfundimit të pyetjeve nga gjyqtari, seanca u ndërpre për pushim. Prokuroria nuk pati pyetje shtesë, ndërsa disa prej pales mbrojtëse kërkuan kohë shtesë, për t’u përgatitur. Seanca e radhës do të zhvillohet të hënën, ku priten të dëgjohen dy dëshmitarë të tjerë.
