Klodian Duro ka firmosur me Lirinë në Kosovë. Lajmi është bërë publik nga klubi i Ligës së Parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro, ish-mesfushori legjendar i Kombëtares shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro dhe Austri, tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton”, thuhet në njoftimin e klubit.

Duro, përveç se ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri, ka udhëhequr edhe Feronikelin e Gjilanin në Kosovë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb