Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.

Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb