Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 3 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “”Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasit F.N., 56 vjeç, banues në Katund Sukth dhe I.H., 51 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi u konstatuan duke hedhur inerte në një parcelë në fshatin Maminas.

Ndërkohë, nën hetim është vënë dhe shtetasi me inicialet I.K., 62 vjeç, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit F.B., banues në Durrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb