Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj” në Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69 vjeç.
Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb