Një automjet është përfshirë në një aksident me një çiklomotor mbrëmjen e sotme rreth orës 22:55, në lagjen numër 4 në durrës, si pasojë ka humbur jetën pasagjeri F.K, i cili ndodhej në çiklomotor.
Sipas burimeve nga policia, në gjendje të rëndë ndodhet edhe një shtetas tjetër me iniciale D.H.
Mjeti drejtohej nga shtetasi XH.M, ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
