Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në rrugën e re të portit, ku humbi jetën një këmbësor.
Në vijim të informacionit të shpërndarë mbrëmjen e kaluar, shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi këmbësorin R. M.
I arrestuari është shtetasi L. K., 28 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
