Në qarkun e Durrësit janë numëruar 50% e kutive të votimit, ku deri në orën 18:45 janë numëruar 241 qendra votimi nga 493 në total. Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, u shpreh se rezultatet e para pritet të dalin në bashkinë e Shijakut ku nga 50 qendra votimi, janë dhe 4 kuti votimi drejt përfundimit.

Ndërsa në qytetin e Durrësit po numërohen votat në dy qendra të numërimit. Në pallatin e sportit “Ramazan Ngjala”, kanë ardhur vëzhgues nga të gjitha forcat politike të cilat po ndjekin procesin.

Në 50% të leximit të votave rezulton se PS ka një diferencë me 9500 vota në raport me PD. Nga 14 mandate që prodhon qarkui Durrësit, deri tani janë 8 mandate për PS dhe 6 për PD.

Gazetarja e News24 , Klodiana Haxhiaj, tha se vërehet një garë e fortë mes kandidatëve të PS në qarkun e hapur, Ani Dyrmishi dhe Arkend Balla të cilët kanë marrë më shumë vota. Ndërkohë që për mandatin e 6-të ne PD garojnë disa kandidatë, por në KZAZ e pallatit të sportit, një  prej tyre është ish-prokurori Ndoja që ka ndjekur gjatë  gjithë  ditës numërimin e votave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb