DURRES- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi u është gjetur drogë dhe fara kanabisi. Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë arrestuar shtetasit Jurigert Pëllumbi, 25 vjeç, dhe Arjonit Zoku, 24 vjeç.
Ndërkaq, policia sekuestroi disa doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis.
Po kështu, gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një fishek pistolete i kalibrit 9 mm.
(el.sp/BalkanWeb)
