(foto ilustruese)
DURRËS- Një ditë më parë në një rrobaqepësi në Durrës janë grabitur rreth 80 mijë euro, ndërsa sot blutë e qytetit bregdetar zbuluan se ishin 4 punonjës, ata që në bashkëpunim me njëri-tjetrin përvetësuan shumën e parave.
Pas hetimeve, policia ka vënë në pranga punonjësit, në banesat e të cilëve ka gjetur edhe mallrat e vjedhura me vlerë 80 mijë euro.
(ma.ar/BalkanWeb)