Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku një 25-vjeçar, Marjan Kodheli, ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës familjare.

Hetimet paraprake kanë zbuluar detaje tronditëse, pasi raportohet se i riu fillimisht e ka goditur të atin në kokë me një dru dhe më pas ka marrë thikën e bukës, me të cilën e ka qëlluar në zemër.

Pas krimit, Marjan Kodheli dyshohet se e ka lënë thikën mbi tavolinë dhe është larguar nga vendngjarja.

Më pas ai u arrestua nga policia, rreth dy orë pas ngjarjes së rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb