Një tjetër shqetësim që ngriti anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj për situatën problematike në Durrës, është mungesa e një masterplani.
Gjithashtu Hysaj nënvizoi se pavarësisht milionave të hedhura nuk është marrë asnjë masë dhe se nuk është bërë asnjë punë në shërbim të qytetarëve. Ndërsa shtoi se Durrësi nuk duhet të jetë në shërbim të xhepave të kryetarës së Bashkisë
“Mungesa e një masterplani, Bashkia e Durrësit është mbi 20 e kusur vite nën drejtimin e PS. Durrësi prej 2000 e deri sot i përket PS dhe a nuk i doli këtyre udhëheqësve koha të bënin një masterplan për zhvillimin e kësaj zonë. 19 mln euro të hedhura për hidrovore dhe nga ana tjetër nuk është funksionale. Ne paguajmë 29 euro për ton për pjesën e incenerimit ende dhe sot na thuhet që ju e keni fajin… Daljet e kryetares së Bashkisë qesharake. Kryetarja e bashkisë apo ministri i Mbrojtjes u kujtuan më në fund që kanë hidrovore. Në buxhetin e 2026 janë dhënë për mbrojtjen civile 209 mln lekë. Si mund t’i dalin për zot 64 punonjës të zjarrfikës të gjithë këtë situatë. Durrësi është përmbytur 3 herë dhe nuk ka pasur asnjë dëmshpërblim, as për të parën dhe as për të dytën. Çfarë e pengoi bashkinë e Durrësit të merrte masa?, tha mes të tjerash ajo.
