Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë. Për shkak të përmbytjeve dhe pamundësisë së lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, autoritetet vendore kanë vendosur pezullimin e procesit mësimor.

Mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat e qytetit, si dhe në disa çerdhe dhe kopshte, konkretisht në: Kopshtin “Sotir Noka”, Kopshtin “Met Hasa”, Çerdhen nr.1, Konviktin “Beqir Çela”, Kopshtin “Neim Babameto”, Kopshtin “Durrësi i Ri” dhe Kopshtin “Fidanishtja”.

Situata paraqitet problematike edhe në kodrën e Currilave, ku janë evidentuar rrëshqitje dheu. Ndërkohë, disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura. Mes rrugëve më problematike janë: “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa”, “Marta Buda”, “Jahja Ballhysa”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia”, “Vaso Pasha”, “Jeta Re”, “Vllazërimi”, “Jezerca”, “Azem Hajdari”, “Mbreti Pirro” dhe “Enkelejve”, të cilat ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Bllokime të qarkullimit janë raportuar edhe nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

Gjendje e rënduar raportohet edhe në njësinë administrative Rrashbull dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Deri më tani, janë evakuuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave nga përmbytjet.

NJOFTIMI I BASHKISE
Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë. Si pasojë e përmbytjeve, në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar në këto çerdhe e kopshte:
Kopshti “Sotir Noka”
Kopshti “Met Hasa”
Çerdhja nr.1
Konvikti “Beqir Çela”
Kopshti “Neim Babameto”
Kopshti “Durrësi i Ri”
Kopshti “Fidanishtja”
Po kështu procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat.
Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura. Rrugët problematike janë:
Rruga “Mujo Ulqinaku”
Rruga “Hysen Myshketa”
Rruga “Marta Buda”
Rruga “Jahja Ballhysa”
Rruga “Kristo Sotiri”
Rruga “Glaukia”
Rruga “Vaso Pasha”
Rruga “Jeta Re”
Rruga “Vllazërimi”
Rruga “Jezerca”
Rruga “Azem Hajdari”
Rruga “Mbreti Pirro”
Rruga “Enkelejve”
Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.
Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.
Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: