Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka qenë sot pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në Durrës.
Nga zona e ish-kënetës, ai lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe bashkisë, ndërsa shtoi se kjo nuk është vetëm katastrofë mjedisore, por histori e madhe korrupsioni.
“Situata është më shumë se dramatike. Kjo është katastrofë më shumë se natyrore. Është dhe histori e madhe korrupsioni. Janë mbi 30 milionë euro të hedhura për kanalizimet. Shumë familje presin dëmshpërblimet e dy përmbytjeve të para, dhe zuri përmbytja e tretë. Dhe me dëmshpërblimet bëhet politike”, tha Bylykbashi.
