Mediat ndërkombëtare prej disa ditësh i kanë bërë jehohë denoncimit të “Diellës”, ndaj qeverisë shqiptare për mospërdorimin e imazhit të saj.

“Fytyra e ministres së parë të inteligjencës artificiale në botë i përket në fakt aktores shqiptare Anila Bisha”

Kështu shkruan Deutsche Welle, sipas së cilës aktualisht, Bisha ka nisur një proces gjyqësor kundër qeverisë shqiptare, duke kërkuar rimarrjen e përdorimit të fytyrës së saj, e cila është përdorur pa lejen e saj për krijimin e imazhit të ministres virtuale.

Gjykata pritet të vendosë të hënën nëse do ta urdhërojë qeverinë të ndalojë përdorimin e imazhit të saj. Avokati i saj, Aranit Roshi, tha se Bisha po kërkon 1 milion euro dëmshpërblim.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DW News (@dwnews)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb