Reshjet e dendura të dëborës që filluan pasditen e sotme në Kukës, kanë sjellë problemet e para në rrugë.

Problematika më e theksuar është në rrugën e Kombit, e cila përveç reshjeve të dëborës është edhe nën pushtetin e mjegullës, ç’ka ka sjellë edhe 2 aksidente rrugore në segmentin tuneli Kalimashit-Dukagjin.

Gazetarja Aurora Golemi raporton për “BalkanWeb” se dy mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në këtë segment duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve të tjera.

Raportohet se shkak për aksidentin janë bërë kushtet e vështira klimaterike dhe lagështira e rrugës. Njëra nga kamionët e përmbysur kanë bërë që i gjithë malli që ndodhej në të, të dalë në rrugë.

Ndërkohë kompania koncensionare po bën pastrimin e rrugës. Fatmirësisht nga dy aksidentet në fjalë veç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb