FIER

Pas dy orësh protestë, teksa u bllokuan akset kryesore në Fier, rrugët janë ç’bllokuar sërish. Makinat kanë nisur të lëvizin lirshëm nëpër qytet dhe akset nacionale të këtij qarku.

Në mbyllje të protestës, ish-deputeti demokrat Luan Baçi tha se ë 11 maj do të protestohet në Tiranë. “Ne nuk kemi frikë. Policët janë vëllezërit tanë. Janë këtu sepse marrin urdhra nga shefat e tyre të inkriminuar. Policia të mos shoqërojë qytetarët, sepse protestojnë për të drejtat e tyre. Të gjithë bashkë do jemi në Tiranë për të protestuar”, tha Baçi në mbyllje të protestës.

20:00 – Qytetarët e Fierit kanë bllokuar rrugët sonte, duke protestuar kundër qeverisjes së Edi Ramës. Protestuesit kanë mbajtur të bllokuara rrugët për 2 orë rresht, ndërsa kanë marshuar me drita celularësh.

Ata mbanin celularë në duar, ndërsa brohorisnin: “Rama ik”, Rama ik”. “Ndizni të gjithë telefonat. Tregojini qeverisë se ne jemi këtu dhe jemi zot të vendit”, dëgjohet duke thënë një protestues.

18:20 – Protestuesit dhe simpatizantët e opozitës së bashkuar në qytetin e Fierit kanë dalë në rrugë, ndërsa kanë bërë thirrje “Rama ik”.

Por krahas bllokimit të rrugëve, simpatizantë të opozitës kanë hapur rrugën për pak kohë duke  lejuar kalimin e dy autoambulancave. Teksa simpatizantë dhe anëtarët e opozitës ishin mbledhur të etuziazmuar për bllokimin e rrugëve, dy autoambulanca kanë koinciduar duke kërkuar kalimin përmes aksit rrugor, i cili po mbahej i bllokuar nga protestuesit. Ata janë larguar duke bërë kështu një akt human.

Ashtu si në qytetin e Fierit, opozita e bashkuar ka njoftuar bllokim rrugësh në 12 qarqet e vendit nga veri në jug.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: