Një shkëmbim zjarri midis bandave rivale  ndodhi në një plazh pranë resortit meksikan të Kankun, duke lënë të vdekur dy anëtarë të dyshuar droge.

Të shtënat u raportuan në një plazh në Bahia Petempich, Puerto Morelos, ka postuar në Twitter zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Quintana Roo.

“Dy prej tyre humbën jetën”, thuhet në njoftim.

Njerëzit u njoftuan që të fshiheshin brenda hotelit për shkak të ndonjë sulmi tjetër të mundshëm.

“Turistët po luanin volejboll në plazh, kur një i armatosuri u afrua duke gjuajtur me armë. Të gjithë vrapuan nga plazhi dhe pishinat. Stafi na futi në dhomat e fshehura pas kuzhinave,” shkroi në Twitter ish-drejtori i NBC, Mike Sington, i cili po qëndron në resort.

Të paktën një turist që ishte në zonë u trajtua për një dëmtim në kokë, raportoi rrjeti televiziv lokal Milenio.

Më shumë se 300,000 njerëz kanë humbur jetën në vrasjet e lidhura me kartelin e drogës në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë për të luftuar krimin e lidhur me drogën në vitin 2006.

Riviera Maya, shtëpia e vendpushimeve të njohura si Kankún dhe Tulum, ka parë një rritje të dhunës vitet e fundit.

Muajin e kaluar forcat meksikane të sigurisë u dërguan në Tulum pasi dy turistë të huaj u vranë dhe të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri mes anëtarëve të dyshuar të bandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb