Medon Berisha dhuroi dy asiste në fitoren 2-1 të Lecces ndaj Torinos. Pas sfidës, mesfushori i kombëtares falenderoi edhe portierin Falcone, i cili i priti penalltinë Asllanit në fund.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. E merituam fitoren. Janë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Falcone ishte vendimtar. Duhet ta falënderoj. Na shpëtoi javën. Coulibaly dhe Ramadani na ndihmuan në mesfushë”, u shpreh Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb