Rreth orës 18:05, në aksin rrugor “Velipojë–Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë pasagjeret në të dy automjetet, shtetaset F. A., A. Xh. dhe T. M., të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb