Presidenti i Romanisë, Nicușor Dan, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, pas një incidenti me dron që ai e cilëson si më seriozin që ka prekur territorin rumun që nga fillimi i luftës në Ukraine.

Sipas tij, këshilli do të marrë “masa proporcionale” ndaj Rusisë, ndërsa mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00 me orën lokale.

Në një postim në rrjetin X, presidenti deklaroi:

“Deklaroj, me vendosmërinë më të madhe, se përgjegjësia e plotë për këtë incident i takon Federatës Ruse.”

Pas incidentit, dy avionë luftarakë F-16 janë vendosur në gatishmëri dhe janë ngritur për të monitoruar situatën në hapësirën ajrore rumune.

Presidenti rumun shtoi gjithashtu se ka kërkuar zyrtarisht nga aleatët e NATO vendosjen e kapaciteteve shtesë për mbrojtje kundër dronëve, në mënyrë që të forcohet siguria në kufirin lindor të aleancës.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar për incidentin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb